Home Kultura Ministrja Kum...

Ministrja Kumbaro flet nga Tokyo: Duam të tërheqim turistë japonezë, shpenzojnë shumë

137
0

Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro, nga Tokyo tha se synimi është tërheqja e turistëve japonezë drejt vendit tonë. Ajo i cilësoi turistët japonez si më të lakmueshmit në treg, pasi udhëtojnë shpesh dhe shpenzojnë shumë. Ajo shtoi se duke qenë se Shqipëria është një destinacion i largët për japonezët, ajo do tu ofrohet si pjesë e tureve për Ballkanin.

”Japonia është një treg shumë interesant, turistët japonezë njihen si turistë që kërkohen nga të gjitha tregjet botërore të turizmit. E para pasi udhëtojnë shumë dhe e dyta pasi janë turistë që shpenzojnë. Deri në vitin 2019 në kishim një rritje të numri të turistëve japonezë, diku te 7 mijë turistë në vit.

Me një rënie drastike 2019-2020 kuptohet, që e mori veten në vitin 2022, por që jemi ende larg asaj që kemi mundësi të tërheqim nga tregu japonez.

Duke qenë se është një vend i largët, Shqipëria nuk promovohet vetëm si një destinacion unik, por si destinacion pjesë e Ballkanit. Turisti japonez prej vitesh viziton, Kroacinë, Greqinë dhe Slloveninë, por Shqipëria nuk ka qenë në intinerarin e tyre”, tha Kumbaro për ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit