Home Aktualitet Mirditë, përf...

Mirditë, përfshihet nga flakët një masiv pyjor

34
0

Masivi pyjor i fshatit Lajthizë, në Njësinë Administrative të Oroshit në Mirditë, është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Vatra e zjarrit është shfaqur në orët e drekës të së enjtes dhe vijon të jetë aktive në një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.

Në terren ndodhen zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve. Aktualisht bëhet me dije se zjarri nuk përbën rrezik për zonën e banuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit