Home Aktualitet Miti i 500 rr...

Miti i 500 rrathëve-vite të fisit Alia

158
0

Nga Bejdo Malo

Ai është një mit. Që në fillim duhet bërë ky pakt pastaj duhet të ulesh përballë një trungu lisi me diametër shumë të madh të quajtur Kryezi dhe të lexosh rrathë-vitet e tij. Në çdo rreth do të lexosh historinë e fisit Aliaj. Gjeçovë nga gjeneza nga elita e shqiptarëve të Malit të Zi. Pasi ke ecur mbi 200 rrathë-vite të këtij trungu do të harrish tek Shtjefën Gjeçovi. Ky frat që ndriçoi si pishtar. Në trungun e madh të këtij lisi mbi pesë shekullor zanafilla është ai apostulli i kanunit të Lekë Dukagjinit, mbledhësi i tij i përkushtuar At Shtefën Gjeçovi. Pastaj janë shumë rrathë-vite në Janjevë, shumë radhë vite në Gjakovë, dhe pastaj fillojnë rrathë-vitet në Kyezi të Pukës.

Rreth-viti i Ndue Dodë Alisë është para vitit 1900, fjala e atij burri ishte si shpatë, në logun e burrave, ku realja dhe legjenda e kreshnikëve ishin të shkrira në një. Ndue Doda ka qënë gjithmonë simbol i urtësisë, i vëllazërimit bashkëjetesës, ku dashuria, njerëzorja, ishin prona e tij e përjetshme që jua la si libër të shenjtë udhëzimi babait të Toninit, Toninit, dhe stërnipave Ardit dhe Eno. Ndue Dod Alia njifej jashtë kufijve natyralë të Shqipërisë. Një bekim të veçantë kishte ruajtur për të Papa Gjon Pali në vitin 1966. Vatikani i bën vlerësimin më të madh të cilin ai e meritonte, denjësisht. Vëllai i gjyshit Mark Dodë Alia është dekuruar me titullin e lartë “Nënë Terza”, për kontributin e shquar shoqëror në paqëtimin e gjaqeve.

Në rreth vitin 1955, shfaqet Tonin Aliaj. Pakë vjet më vonë në Gjegjan një rreth-vit i një fisi fisnik do të bashkohet me rreth-vitin e Aliajave. Dava do të martohet me Tonin Alinë. Po në rrathë-vitet e këtij trungu do të fusim dhe “Ardenon”, krijesa më me vlera e Tonin Alisë. Si foshnjë lindi në 1992, por si zonjë e madhe në 2001, dhe si fisnike në 2004. Toninin duke u parë si familje me të ashtuquajturën biografi e keqe punë filloi në 1992, si shef i shrbimit pyjor në Fushë-Arrëz. Një rrugëtim brilant deri në ditën e sotme. Ky burrë me djalëri të përjetshme me pamje aristokrati, shumë fisnik nuk e ndali asnjëherë realizimin e ëndërrave të tij. Një nga kulminacionet e tij është 90-vjetori i shërbimit pyjor kombëtar. I përzgjedhuri për kontributin e tij do të nderohet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me titullin e lartë ”MJESHTER I MADH”. Libri i biografisë së jetës të Toninit është më i pasuri me arritje.

Gjithashtu, për cilësinë e lartë për korektesën standartin dhe përgjegjshmërinë e ofertës së kompanisë “Ardeno” ndaj klientëve, kjo kompani dhe presidenti saj Tonin Alia janë vlerësuar me shumë tituj edhe nga Dhoma e Tregtisë e Shqipërisë. Zoti Tonin ka marrë dhe Bekimin Apostolik nga Papa Francesku. Tonini dhe familja e tij e mrekullueshme Dava, Arditi dhe Eno kanë krijuar një sistem pune shumë funksional, që funksionin si një orë zviceriane, një marrëdhënie tejet transparente, me shtetin, klientët dhe homologët në biznes, ku 200 punëtorët dhe 20 punonjësit e administratës punojnë në kushte shumë të mira pune dhe gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre, të garantuara nga legjislacioni dhe Kodi i Punës në fuqi. Tonin Aliaj është presidenti i sipërmarrjes më të mëdhe në vend në fushën e prodhimit dhe të mobilimit.

Me përkushtimin e tij ka bërë që Kompania “Ardeno”, të jetë e njohur, konukurente dhe e barabartë me shumë kompani ndërkombëtare. Si pinjoll më fisnik dhe më kreativ i fisit Alia nga Kryeziu i Pukës Tonini ka mundur ta pasurojë traditën e këtij fisi. Ai ka bërë bamirësi dhe filantropi atje ku ja ka ndjerë zemra. Aliajt e Kryeziut janë derë trimash që kanë ditur të ushqejë mirësinë në gjithë historinë tyre, në kohë e hapësirë në të 500 vjetët e rreth-viteve të egzistencës së saj. Ata janë burra malsie, njerz besës dhe dinjitetit, të krenarisë dhe bujarisë, cilësi këto që më mirë të dëshmuara së në derën e Aliajve. Tonini i ka ngritur ne pjedestal. Tonini është një kopje e gjyshit të tij, Ndue Dodë Alia, fjala e të cilit ishte gur i rëndë në logun e burrave. Për Toninin simbol i vëllazërimit, i bashkëjetesës, dashuria, miqësia njerëzorja, janë virtute që do ti përcjellë tek fëmijët e tij dhe nm brezat e ardhshëm.

Gjithçka moderne

Gjithçka tek “Ardeno” që prej vitit 2004 është shumë moderne, çdo mobilje e ideuar dhe e prodhuar nga duar artët e “Ardenos” nuk flet me “gjuhën e drunjtë”, por me gjuhën e artit, të cilësisë, bukurisë dhe komoditetit. Atë art që dinë të “qepin” aty mëndjeartët e familjes Aliaja dhe mjeshtrat me përvojën 25 vjeçare të këtij kompleksi. Simbioza “Ardeno” dhe katër muskutierët Alia në këtë fushë janë liderë të padiskutueshëm. Janë të çertifikuar me diplomën ISO, çertifikatë të cilën e merr vetëm një autoritet prestigjoz, një autoritet i maturuar ndërkombëtarrisht. Prodhimet “Made in Ardeno” janë shumë të kërkuar edhe në tregun Evropian. Në të gjithë shqiptarinë , në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, si dhe në vendet fqinje Greqi e Itali.

Ardeno është një mit i punimeve të drurit. Kjo sipërmarrje ka agjentët e vet në krejt Shqipërinë të cilët u gjenden klientëve 24/7 duke u shërbyer në kohë e me cilësi. Ardeno është kompania lider që mobilon shtëpi, zyra, shkolla, hotele, ambjente të brendshme e të jashtme dhe autoritetiti i saj në treg është absolut. Ka pronarin më dinjitoz, që gëzon gjithë respektin e klientëve të tij që i janë rikthyer shumë herë dhe duke fituar statusin e klinetit të përjetshëm. Tonin Alia ka mbi tre ha pyje me gështenja në Kryezi të Pukës, të cilat janë pronë shekullore e familjes, ai rindërtoi shtëpitë e gjyshërve të tij, sistemoi dhe mirëmban vreshtat dhe pemët frutore, të trashëguara brez pas brezi nga dera fisnike e Aliajve.

Në vitin 2010 “Ardeno” është çertifikuar me çertifikatën EMS-315/S nga kompania “Rina services” S.p.A. për përmbushjen e standarteve ISO 14001, për sistemin mjedisor të prodhimit të mobiljeve. Përvoja gati 30 vjeçare e presidentit të “Ardeno”s, Tonin Alia i ka dhënë atij profilin e qartë të një specialisti e udhëheqësi model e modern që me kapital krejtësisht shqiptar të jetë i pëlqyer në tregun vendas e të huaj duke prodhuar mbi 1000 aetikuj mobilerie me dru nga më cilësori, duke prdorur metoda bashkëkohore në përpunimin dhe trajtimin e drurit dhe dërrasave, duke e bërë aqë cilësor sa të rroje me dhjetra vite dhe të flasë me gojë si njeri.

Që nga viti 1992, kur emërohet shef Sektori i Pyjores në Gjegjan e deri më sot ai s’ka ndalur asnjë sekondë duke u “përleshur” me lëndën drusore. Tonini hyn në racën e njerëzve që janë të prerë për biznesin e mobilerisë, e ka vetë jetën e tij e ka adrenalinë e ka plazmën e gjakut familjar. E filloj duke blerë në Kukës makineri përpunim druri dhe hapi punishten e parë të mobilerisë me dhjetë punëtorë. Në vitin 1995 blen tokë në Laç dhe ngre fabrikën e parë të përpunimit të elementëve për Itali. Një sukes i madh. Gjithë prodhimi i tij shkon për eksport dhe klientët e tij vazhdojnë të jenë gjigantët “Caligaris”, “Palma”, “Top Sedia”.

Ardeno lindi si bashkim i emrave të fëmijëve të tij Ardit dhe Eno. Me moratoriumin e e vitit ’97 mbi lëndën drusore, blen linjën e prodhimit të karrigeve. Karrigia është institucioni i mobilerisë, botërore. Ardeno ka përmasat dhe cilësinë e Brahausit në Gjermani. Një dollap një kuzhinë e montuar nga Ardeno është e gjitha dru dhe nënshtrohet një sërë procesesh të thella. Çdo mobilje tek Ardeno kalon 186 procese që drurin ta kthejë në një qënie që ka shpirt të gjallë. Fabrika që ngriti në vitin 2001 në Tiranë dha prodhimin e parë në vitin 2004 është shumë bashkëkohore. Me një kapacitet prej 1000 njësish në ditë, eksporton në Gjermani, Itali, Greqi, Maqedoni, Mal i Zi dhe deri në Kinën e largët. Tre dizajnerë tre inxhiniere druri, dhe katër arkitekte, bëjnë çdo mobilje të jetë e preferuar në çdo treg. Jo vetë sfungjerii kolltukëve por çdo mobileri tek Ardeno fillon 10 vjet garanci dhe shkon deri në 25 vjet.

Tonini që është kryetar i Shoqatës së Industrisë së Mobilerisë. Gama e gjerë e produkteve me elementë orgjinal druri, nga Ardeno si karrige, tavolina, kolltuqe, kuzhina, soxhorno, dhoma gjumi dhe mobilje të personalizuara, sot janë shumë të kërkuara. Eksperienca 30 vjeçare e punës e Tonin Alisë ka sjelle një markë unike, e cila përcjell besueshmeri, gatishmëri dhe fleksibilitet. Ajo që na dallon në tregun tonë dhe të huaj është: cilësia e materialeve të zgjedhur, përpunimi i tyre, orientimi drejt modeleve të reja, produkte të projektuara me kujdes, vëmendje ndaj detajeve dhe shërbimit ndaj klientit. Njohuritë dhe teknikat moderne janë themeli mbi të cilin Ardeno ka ndërtuar me krenari e besueshmëri reputacionin dhe suksin.

Ardeno u ofron gjithë klientëve mundesinë për të zgjedhur produktin direkt nga fabrika, si dhe nëpërmjet distributorëve tanë brenda dhe jashtë vendit (Itali, Kosovë, Greqi,Maqedoni dhe Mal i Zi). Teknologjia e lartë Gjermane dhe Italiane është e vendosur në 8000 m2 ambjente pune dhe magazinimi dhe 4000m2 ekspozita. Ardeno ofron mbi 1000 produkte me një gamë të gjerë të modeleve, të dizenjove të ndryshme, ekonomike, moderne e klasike. Fokusi i Ardenos mbetet vlera e produkteve dhe cilësia. Kompania nga Tonin Alia është projektuar posaçërisht për të ndihmuar klientët duke ofruar kosto të ulët e realizimin në kohë të produkteve. Prodhimet janë të ndërtuara mbi zgjedhjen e linjave të prodhimit, krijimin e modeleve të reja, zgjedhjen e drurit, teknikat e prodhimit dhe perdorimin e tekstileve dhe ngjyrave. Çdo aspekt i prodhimit të Ardenos është i mbështetur në bashkëpunimin me firma Italiane dhe Gjermane.

Show room tre katësh, secili kat me disa mijë metra katrorë salla ekspozimi është ultra moder dhe multifunksional. Në këtë show room ka gjithçka, nga tavolinat dhe karriget deri tek sallonet, kuzhinat dhe dhomat e gjumit, nga melamina dhe MDF deri tek drurët e çmuar. Tonini dhe Dava Janë një çift që funksionojnë si orkestër, simfonike nga ato të koncerteve të Vjenës. Dy fëmijët e ty kanë studiuar biznes dhe arkitekturë, duke filluar studimet që në moshën 10 vjeçare në Angli. Ne ngacmuam 500 rrathët-vite të tundut të lisit të fisit Alia, po këta ishin rrathët-vite të brendshme. Astrologët thonë ae janë dhe 1000 rrathë-vite të tjerë që do të veshin këtë trung lisi të fisit Aliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit