Home Aktualitet Mjegulla “pus...

Mjegulla “pushton” qarkun e Beratit, vështirësi në qarkullimin brenda qyteteve dhe në akset nacionale

45
0

Që prej orëve të para të mëngjesit, qyteti i Beratit është mbuluar nga mjegulla e dendur.

Mjegulla është shfaqur prej disa orësh dhe vazhdon të jetë prezente në të gjithë qytetin.

Kjo situatë ka krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve brenda në qytet. Situata është e njëjtë në të gjithë qarkun, pasi mjegulla ka mbuluar edhe qytetet Kuçovë, Dimal, Skrapar e Poliçan.

Siç edhe shihet nga pamjet filmike, i gjithë aksi nacional Berat-Dimal dhe Dimal-Kuçovë është pushtuar nga mjegulla, duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve të transportit interurban, pasi shikimi është i kufizuar.

Mjetet janë duke qarkulluar me shpejtësi të ulët dhe duke mbajtur largësi nga njëra-tjetra, për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit