Home Aktualitet Mjeku: Djali ...

Mjeku: Djali im është në shtrat edhe pse ka bërë 3 vaksina, Covid-19 nuk është gallatë

350
0

Pas muajve pa lajme nga Covid-19, kohët e fundit ka një fuks. Mjeku Laidon Shapo, i cili punon në Angli thotë se koronavirusi nuk duhet nënvlerësuar në këtë situatë ku jemi, por duhet të zbatohet mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe duhet të bëhet vaksina. Ai solli edhe një rast persona, teksa tregoi se djali i tij është në shtrat i infektuar edhe pse ka bërë 3 doza të vaksinave.

“Kam një rast personal. Djali im udhëtoi nga Shqipëria për në Britaninë e Madhe dhe për shkak të anulimit të një fluturimi qëndroi në aeroport ku kishte ndoshta 1 mijë veta. Pas 3 ditësh, ai rezultoi me temperaturë. Nga testi që i bëra dje rezultoi të jetë pozitivë. Ka dy ditë me temperaturë.

Nuk është gallatë. Është një person 1,88 i gjatë, ka bërë 3 vaksina, 2 Pfizer dhe një Moderna, e fundit në fund të dhjetorit vjet dhe sërish është në shtrat në gjendje “ok”, por me temperaturë, me shqetësime, dhimbje muskujsh e të tjera.

Duhet të vazhdohet me dozat e dyta e të treta, sidomos në grupet vulnerabël, është prioritet. Gjithashtu duhet të mbahet maska në ambientet e mbyllura”, u shpreh mjeku.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit