Home Aktualitet Moisiu kritik...

Moisiu kritikon Borrell e Lajçak për situatën në veriun e Kosovës: Po tentojnë ta bëjnë ujkun një qingj

64
0

Ish-presidenti Alfred Moisiu, ka komentuar situatën në veri të Kosovës dhe rolin e Shqipërisë. Nga Shkodra, teksa zhvilloi një leksion të hapur me studentë të fakultetit të drejtësisë, ai ironizoi përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se vijnë nga 2 vende që nuk e njohin Kosovën.

“Është e vërtetë që Kosova është në një situatë të vështirë. Lufta për pushtet ngatërrohet me luftën për komb. Si mund të zgjidhet ky konflikt kur në krye janë 2 njerëz që vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën, Borrell nga Spanja dhe Lajçak nga Sllovakia. Po tentohet që ujkun ta bëjmë qingj dhe qingjin ta bëjmë ujk. Nga na doli tani që Serbia qenka kaq e mirë?”, tha Moisiu.

Gjatë bashkëbisedimit të tij me studentë dhe pedagogë, Moisiu kishte kritika edhe për klasën politike në vendin tonë. “Klasa jonë politike ka mungesë të theksuar të kulturës ligjore dhe kushtetuese. Jemi i vetmi vend ku kryeministri është i betonuar. Merr votat dhe thotë 4 vjet mirupafshim. Nuk ka Zot që e lëviz nga vendi. Një dëm të madh na bën korrupsioni”, u shpreh ish-Presidenti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit