Home Aktualitet Moment prekës...

Moment prekës nga protesta te Kryeministria, polici puth në faqe fëmijën që do i shembet shtëpia

480
0

Në protestën përpara Kryeministrisë të banorëve të katër zonave të Tiranës që preken nga rindërtimi dhe “Unaza e Re”, ishin edhe fëmijët. Kamerat kanë fiksuar një moment të veçantë.

Vogëlushët që kishin përgatitur pankartat, iu afruan efektivëve të policisë, të cilët ishin vendosur kordon para godinës së Kryeministrisë. Në momentin që një prej fëmijëve i drejtoi letrën e tij një efektivi, ky i fundit e puthi në faqe të voglin.

Nga ana tjetër, 6-vjeçari David Marku “drejtori” protestën. Ai foli për mediat duke i bërë thirrje Kryeministrit Rama. “O xhaxhi Edi, mos na i prish shtëpitë, të lutem o xhaxhi Edi. Xhaxhi di mos na i prish shtëpia të lutem shumë ne mezi i kemi bërë, s’kemi më shtëpi të tjera”, tha ai.

Po ashtu Davidi i ftoi të gjithë fëmijët e tjerë në protestë të mblidhen dhe të ngrinin edhe ata zërin e tyre. “Ne s’kemi më shtëpi të tjera. Mblidhuni këtu grup, hajdeni shpejt! Të gjithë duhet të flasim diçka. Të thërrasim xhaxhin Edin”, i porosiste 6 vjeçari fëmijët e tjerë në në protestë, duke i prekur të gjithë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit