Home Sporti Monza nuk di ...

Monza nuk di të ndalet në merkato, tenton dhe mesfushorin e Portugalisë

129
0

Monza me objektiv të ri në merkato. Klubi italian, që këtë sezon do të luajë për herë të parë në elitën e futbollit italian, po tenton shërbimet e William Carvalho, lojtarit që numëron 73 ndeshje dhe 5 gola me kombëtaren portugeze.

30-vjeçari luan si mesfushor shkatërrues dhe qendërmbrojtës, ndërkohë që ka edhe një vit kontratë me Real Betis. Adriani Galliani ka nisur kontaktet me agjentin e lojtari luzitan, për të cilin vitin e kaluar u interesua edhe Milani.

Emri i portugezit është lidhur edhe me Interin në të kaluarën. Për momentin nuk ka asnjë ofertë zyrtare, vetëm mbledhje informacioni mbi dëshirën e lojtarit dhe kërkesat e klubit andaluzian.

Carvalho luajti 49 ndeshje me Betis sezonin e fundit, duke shënuar 4 gola e dhuruar 5 asiste.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit