Home Aktualitet ”Mori 2...

”Mori 220 mijë euro nga Rama”, Alibeaj i kthehet Berishës: Nuk jam si Xeni, që paguhet për gjithçka

1935
0

Në një prononcim për mediat nga selia blu, ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për herë të parë për dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt dhe mundësinë për të nisur diskutimet me palën tjetër për bashkim të PD. Ai tha se Basha dhe Alibeaj janë të larguar përfundimisht nga Partia Demokratike, teksa akuzoi këtë të fundit se mori një shpërblim 220 mijë euro nga Rama për shërbimin e bërë në zgjedhje.

Kundërpërgjigjja e Alibeajt është po aq e fortë, duke i përmendur djalin e tij, Shkëlzen Berishën. Sipas ish-kryedemokratit, ai nuk është me parime si Xeni (djali i Berishës) që paguhet për gjithçka. Alibeaj thotë se dorëheqja e tij është në të mirë të demokratëve, e ndërsa vuri theksin se largimi i Berishës është çlirim dhe frymëmarrje për ta.

“Pasi u bojkotua masivisht nga demokratët dhe shqiptarët, Berisha vazhdon të hedhë llum dhe baltë si e vetmja mënyrë për t’i mbijetuar katastrofës së vet elektorale. I përjashtuari i madh nga politika, me 103 mijë vota demokratësh kundër tij e me 200 mijë të tjerë që e refuzuan dëshmoi qartë kush i ka shërbyer kujt.

Ramës i duhet Sali Berisha dhe soji e sorollopi i tij i korruptuar për të justifikuar korrupsionin ku është zhytur ai dhe qeveria e tij. Unë nuk kam qenë kurrë e nuk jam me parimin e Xenit, për t’u paguar për gjithçka. Sali, dorëheqja ime është akt që shkon për të mirën e demokratëve, largimi yt është çlirim dhe frymëmarrje për ta”, iu përgjigj Alibeaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit