Home Aktualitet Mori p*ng 14-...

Mori p*ng 14-vjeçarin që i rr*hu të birin, qytetarët: Jemi të shokuar

28
0

Dy adoleshentë në Tiranë u përfshinë në një sherr mes tyre që më pas ka përfunduar me pengmarrje. Ka qenë babai i njërit prej të miturve ai që ka vendosur të bëjë vetëgjyqësi, duke marrë peng adoleshentin që u përfshi në sherr me të birin. Sipas policisë së Tiranës, autori i pengmarrjes është 50-vjeçari Çlirim Sina së bashku me një 39-vjeçar, Aleksandër Sinën.

Ngjarja për opinionin publik është një kambanë alarmi për marrëdhëniet prindër-fëmijë.

“Kjo ngjarje që ka ndodhur ne të gjithëve na shqetëson, sepse prindi merr hak për fëmijën e tij. Kjo çështje mund të zgjidhej vetë, të dy prindërit të bashkoheshin dhe mund ta kishin zgjidhur problemin. Dhunë sjell vetëm dhunë dhe nuk ka asnjë të mirë”, tha një qytetar.

“Vetëm duhet prindi të gjykojë, t’i afrojë fëmijët dhe t’i zgjidhi në mënyrë të drejtë, dhuna sot nuk duhet, është e pafalshme kur ndodh”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit