Home Bota Moska akuza S...

Moska akuza SHBA: Po provokon konfrontim mes fuqive bërthamore

77
0

”Uashingtoni dhe aleatët e tij janë duke u futur në mënyrë të rrezikshme në një konfrontim të hapur ushtarak me Rusinë”,-thotë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu Zakhrova tha edhe se një përplasje e tillë do të rrezikonte të provokonte një përshkallëzim bërthamor.

“Pas provokimit të një përshkallëzimi të krizës ukrainase dhe lëshimit të një konfrontimi të dhunshëm hibrid me Rusinë, Uashingtoni dhe aleatët e tij janë duke u futur në mënyrë të rrezikshme në prag të një konfrontimi të hapur ushtarak me vendin tonë, që nënkupton një konflikt të armatosur të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore. Është e qartë se një përplasje e tillë do të rrezikonte të provokonte një përshkallëzim bërthamor”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit