Home Aktualitet Moti për sot,...

Moti për sot, zonat ku priten reshje shiu

37
0

Orët e para të mëngjesit do të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pothuajse të gjithë territorin e vendit por gradualisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat pritet të bëhen më të dukshme ku në zona të izoluara në qendër dhe Jug të vendit do të rrezikojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu si edhe rrebeshe në Juglindje. Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm kushte atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 30°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të premte; do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime të shpeshta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriore të vendit. Parashikohet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat Jugore të Kosovës. Ndërsa në zonat Veriore dhe veriperëndimore, herë pas here vranësirat pritet vranësira të shpeshta por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 12 gradë C deri në 27 gradë C.

Maqedonia e Veriut

Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime vranësirash. Më të dukshme kthjellimet pritet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore në orët e para të ditës. Ndërsa në vijim do të theksohen vranësirat të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 11 gradë C më e ulëta deri në 30 gradë C pritet vlera maksimale në rang territori.

Europa

Ishujt britanikë dhe gadishulli Skandinav do të mbeten nën dominimin e motit të paqëndrueshëm, ku do të kenë vranësira të shumta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu të shoqëruara me mini stuhi ere. Gjithashtu brigjet e detit Egje dhe gadishulli Apenin do të paraqiten me vranësira dhe reshje të dendura shiu. Ndërsa krejt ndryshe paraqitet Europa Jugperëndimore, Europa Qendrore si edhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit ku do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta vranësirash. Pritet që kthjellimet të jenë dominante edhe ne Europën Lindore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit