Home Sporti Mourinho e ko...

Mourinho e konfirmoi në Tiranë, por Kumbulla rrezikon largimin nga Roma

134
0

“Marash Kumbulla me 100% do të jetë pjesë e Romës në edicionin e ardhshëm”. Këto ishin fjalët e Jose Mourinhos një ditë para finales të Ligës së Konferencës në Tiranë.

Një premtim që ndoshta nuk do të mbahet nga tekniku portugez, pasi në Itali e shohin mbrojtësin shqiptar drejt largimit nga verdhekuqtë. Sipas mediave italiane, për lojtarin interesohen klubet e Torinos, Bolognas, Sampdorias dhe Fiorentinës.

Roma nuk i ka vendosur një çmim të ulët futbollistit, duke bërë të qartë se çdo diskutim poshtë vlerës 20 milionë euro për kartonin e tij nuk do të ketë shumë vlerë. Mourinho është gati të heqë dorë nga djaloshi shqiptar, edhe pse pak ditë më parë deklaronte se e kishte në planet e tij për të ardhmen.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit