Home Aktualitet Mungesa e tak...

Mungesa e takimit Rama-Kurti, analisti Dervishi: Një nga ngjarjet më të rënda në histori, por ka kaluar koha e “vëllait të madh”

3
0

Mungesën e takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij, Albin Kurti, analisti Lutfi Dervishi e cilëson si një ndër ngjarjet më të rënda në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe theksoi se problemet mund të jenë më të rënda nga ato që serviren në publik.

“Kjo është një ndër ngjarjet më të rënda që ka ndodhur në marrëdhëniet mes dy vendeve, por mendoj se kjo është vetëm maja e ajsbergut. Edhe po u bë takimi sot apo nesër, kjo histori tregon që problemet janë të thella. Fakti që komunikimet bëhen me Tëitter tregon që ka një problem bazik që është ai i komunikimit, Dhe vijmë në këtë histori të spektaklit, citojmë kanunin”, tha Dervishi.

Sipas analistit, Shqipëria duhet të kuptojë që ka një pozicion tjetër tashmë pasi kohët kanë kaluar dhe nuk mund të luajë më rolin e vëllait të madh, pasi bëhet fjalë për dy shtete. Dervishi shtoi se Shqipëria nuk mundet asnjëherë ta kuptojë Serbinë më mirë se Kosova.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit