Home Sporti Mungon vetëm ...

Mungon vetëm firma, Dusan Vlahovic është lojtari më i ri i Juventusit

114
0

Juventusi bën goditjen e madhe në merkaton e janarit. Dusan Vlahovic do të transferohet te bardhezinjtë nga skuadra e Fiorentinës. Mediat italiane raportojnë se të dyja skuadrat kanë gjetur marrëveshjen për shifrën e 67 milionë eurove, plus bonuse.

Fiorentina ishte e vendosur ta shiste sulmuesin, të cilit kontrata me klubin Vjollcë i përfundon më 30 qershor 2023 dhe nuk kishte pranuar rinovimin. Vlahovic, autor i 17 golave në 21 ndeshje në Serie A këtë sezon duke qenë një nga lojtarët më të spikatur në Europë.

Arsenali ofroi 70 milionë euro këtë muaj, por sulmuesi serb e refuzoi, pasi dëshironte vetëm bardhezinjtë. Me ardhjen e tij ndërkohë pritet që të largohet Morata drejt Atletico Madridit, por nuk përjashtohet mundësia e largimeve të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit