Home Sporti Mungon vetëm ...

Mungon vetëm firma, ja kur do të zyrtarizohet akordi i Depay me Juventusin

62
0

Memphis Depay është më pranë se kurrë transferimit te skuadra e Juventusit. Gazeta pranë Barcelonës, Mundo Deportivo, raporton se holandezi është duke zgjidhur kontratën me katalanasit, e cila skadonte pas një viti.

Agjentët e sulmuesit kanë arritur një marrëveshje me skuadrën bardhezi. Zyrtarizimi pritet që të vijë pas ndeshjes së të hënës që Juventusi do ta luajë kundër Sassuolos.

Depay është stërvitur veçmas në qendrën e Barcelonës dhe pret vetëm dritën jeshile për t’u nisur drejt Torinos. Ai do të jetë largimi i 10-të nga ekipi spanjoll që ka probleme të shumta ekonomike. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit