Home Aktualitet Murati: Prote...

Murati: Protesta e opozitës një hap drejt bashkimit, por ka ende punë. Duhet një emër i ri nga PD për kryeministër

26
0

Kryeredaktori i gazetës Shqiptare, Erl Murati teksa flet për protestën e 20 shkurtit të opozitës, tha se demonstrata dha shenja pozitive për bashkimin e opozitës. Murati shtoi se sidoqoftë ka shumë punë për bashkimin e spektrit opozitar.

”Protesta kishte risi dhe gjuha e Berishës ishte disi më e lëmuar, nuk ishte e vrazhdë. Berisha apo liderët e opozitës duhet të bëjnë për vetë edhe ata njerëz, që janë të pakënaqur dhe që jo domosdoshmërisht janë me PD-në. Berisha ishte i ndërgjegjshëm që i fliste një mase më të madhe, jo vetëm besnikëve të tij. Opozita duhet të ketë emra të rinj për zgjedhjet e vitit 2025. Duhen politikanë, që fjalët e tyre përputhen me veprat”, tha Murati.

Po ashtu Erl Murati theksoi se Berisha duhet të reflektojë për tërheqjen e tij të mundshme nga politika. Opozita e bashkuar duhet të ketë emër të ri si kandidat për kryeministër dhe jo Berishën.

”Berisha duhet të ketë reflektim për tërheqjen e tij. Opozita duhet të jetë e vetëdijshme se duhet të shkojë në zgjedhje me emër të ri për kryeministër. Berisha është dhe në arrest shtëpie e nuk arrin të bëjë as fushatë. Pavarësisht për rolin pozitiv për shtrëngimin e radhëve që ka Berisha, unë besoj se do ishte pozitive për Federatën e Opozitës, nëse do kishte figurë politike, që bashkon opozitarët”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit