Home Sporti Muriqi drejt ...

Muriqi drejt transferimit rekord te Mallorca, më shtrenjtë dhe se Eto’o

149
0

Vedat Muriqi dëshiron të qëndrojë te Mallorca. Sipas lajmeve të gazetës Ok Diario, lojtari i Lazios ka arritur një marrëveshje me klubin spanjoll për katër vitet e ardhshme.

Sulmuesi dardan do të duhet të blihet për 12 milionë euro, sipas cmimit të vendosur nga bardhekaltrit e Lazios. Negociatat mes dy klubeve kanë filluar, dhe klubi italian mund të bëjë një zbritje dhe të arrijë në 10 milionë euro.

Asnjë euro më pak për të shmangur një humbje të madhe. Klubi spanjoll ka dhënë dritën jeshile për t’i dhënë përparësi marrëveshjes, ka vullnet për t’u mbyllur shpejt. Por paratë janë problem. Nëse Muriqi do të blihej për shifrën e 10 milionë eurove për Mallorca-n, do të ishte transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.

Madje dhe më shtrenjtë se 6 milionë euro që janë paguar në verën e vitit 2001 për të rrëmbyer 50 për qind të kartonit të Eto’o-s nga Reali.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit