Home Aktualitet Mustafaj: Ven...

Mustafaj: Vendimi i Alibeajt dëshpëroi demokratët, përçarja në interes të Ramës

104
0

Negociatat për bashkimin e PD-së u shuan këtë të martë. Nuk u gjet gjuha e përbashkët mes grupeve në PD, për të nxjerrë nga një kandidat të vetëm për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Analisti Besnik Mustafaj, thotë se vendimi i Alibeajt përben lajm të hidhur, por jo tragjik.

“Unë kam pasur dyshimet e mia se Alibeaj do të bënte marrëveshje me Berishën. Deklarata e sotme e Alibeajt është një lajm i hidhur, por jo tragjik. Tani PD duhet të përcaktojë strategjinë. Përgjegjësi deri më tani ishte Basha, ai i ka dorëzuar çelesta.

Tani përgjegjës janë Alibeaj dhe Bardhi, ndërsa përgjegjësi kryesor është Rama. Protesta e 12 nëntorit e thirrur nga Berisha. Përçarja i intereson Ramës dhe PS-së. Besoj se i pari që nuk e do bashkimin është Basha. Ai pret në hije për të dështuar PD për të thënë se unë jam më i mirë. Vendimi i sotëm i Alibeajt ka shkaktuar dëshpërim te demokratët”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit