Home Aktualitet Nafta bruto e...

Nafta bruto e prodhuar në vend, më e lartë se gjithë importi

21
0

Vitin e shkuar nga nëntoka shqiptare u nxorën 902 mijë tonë naftë bruto. Në raport me 2021-shin, sasia e naftës së prodhuar në vend është zgjeruar me rreth 205 mijë tonë apo 29 për qind.

“Ky është niveli më i lartë i viteve të fundit. Një deri 1.2 milionë tonë kemi mundur të nxjerrim pas regjimit komunist dhe gati 2 milionë gati tij. Fusha e Patos-Marinzës po shfrytëzohet me kapacitete të plota”, tha Bardhi Sejdarasi, ekspert për hidrokarburet. Sipas përllogaritjeve të Institutit të Statistikave, vlera e naftës bruto të prodhuar në vend vitin e shkuar shkon në gati 50 miliardë lekë apo mbi 465 milionë euro duke u zgjeruar kështu me mbi 31 për qind në raport me 2021-shin.

“Kjo shifër e madhe korrelon edhe me sasinë lartë të produktit që është nxjerrë. Dhe këtu përfshhen vetëm detyrimet e deklaruara. Imagjinoni sa i madh do të ishte përfitimi nëse nafta do të përpunohej e shitej në vend. Do të fitonte ekonomia dhe shqiptarët”. Të dhënat nga Drejtoria e përgjithshme e Doganave tregojnë për të plotësuar të gjitha nevojat, vitin e shkuar u importua nga jashtë një sasi prej 630 mijë tonësh, ndërkohë që në vend u prodhuan mbi 902 mijë tonë.

Pra nëse nafta do të ishte përpunuar vend, Shqipëria mund të plotësonte të gjitha nevojat e veta. “Prandaj është emergjente që qeveria të investojë në industrinë përpunuese, pra rafineritë. rrjedhimisht do të kemi edhe çmime më të lira në pikat e karburanteve”.

Çmimi i naftës këtë fillim-muaj në vend i është afruar nivelit të 200 lekëve për litër. Në pikat e karburanteve, nafta po shitet mesatarisht për 199 lekë nga 197 që ishte gjatë gushtit, duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti. Krahasuar me muajin maj çmimi i naftës në vend është shtrenjtuar mesatarisht me 30 lekë. /A2cnn/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit