Home Sporti Napoli ndalet...

Napoli ndalet ndaj Sassuolos, Milani rikthehet te fitorja me dopietën e Messias (VIDEO)

291
0

Napoli mbetet në krye të Seria A, por bën një ndalesë të papritur 2-2 në transfertën ndaj Sassuolos. Skuadra e Sapelletit zhbllokoi rezultatin në minutën e 51-të me një gol të shënuar nga Fabian Ruiz. Në minutën e 60-të. Dries Mertens do të shënonte dhe golin e dytë, duke i dhënë qetësinë e duhur ekipit të tij.

Në minutën e 71-të Scamacca shkurtoi shifrat, duke rihapur duelin. Një minutë nga fundi i kohës së rregullt, Ferrari do të shënonte dhe golin e barazimit. Napoli mbetet në krye me 36 pikë, vetëm një më shumë se Milani dhe dy më shumë se Interi.

Kuqezinjtë ndërkohë morën një fitore të thjeshtë 3-0 në shtëpi Genoas. Zlatan Ibrahimovic zhbllokoi rezultatin me një super gol nga goditja e dënimit. Më tej do të ishte Junior Messias që do të realizonte dy gola për skuadrën e tij duke rikthyer Milanin në rrugën e fitoreve pas dy disfatave radhazi. /R.Lika-Koha Jow/


LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit