Home Sporti Napoli ndalet...

Napoli ndalet ndaj Union Berlinit, Sociedad mund me lehtësi Benficën (VIDEO)

26
0

Gola dhe spektakël në dy sfidat e para të mbrëmjes në Champions League. Napoli barazoi 1-1 përballë Union Berlin në “Diego Maradona”, ndërkohë që Real Sociedad fitoi 3-1 kundër Benficës në Spanjë.

Kampionët e Italisë mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Matteo Politanos. Gjithsesi gjermanët evituan humbjen me anë golit të David Datro Fofana në fillimin e pjesës së dytë.  Napoli është ngjitur në kuotën e 7 pikëve në grupin C, ndërkohë Unioni siguroi pikën e parë. Feston sërish Sociedadi duke marrë një sukses të lehtë ndaj Benficës.

Baskët zhvilluan një pjesë të parë perfekte duke shënuar tri herë me Mikel Merino, Mikel Oyarzabal dhe Ander Barrenetxea. “Shqiponjat e Lisbonës” shkurtuan rezultatin sapo nisën 45 minutat e dyta me Rafa Silvan, por vetëm kaq. Skuadra spanjolle është ngjitur në krye të grupit D me 10 pikë, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit