Home Sporti Napoli shkatë...

Napoli shkatërron me “poker” skuadrën e Ramadanit dhe i merr vendin e tretë Juves

28
0

Napoli vijon momentin shumë pozitiv në kampionat, duke marrë një tjetër fitore 4-0 në transfertën ndaj Lecces. Skuadra e Ramadanit, pas disfatës ndaj Juventusit, është mundur dhe nga kampionët e Italisë me mesfushorin shqiptar që mori një tjetër karton të verdhë për protesta.

Ostigard zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 16-të me një goditje me kokë brenda zonës. Në fillimin e pjeës së dytë, Osimhen i sapo hedhur në fushë shënoi dhe golin e sigurisë, edhe i me një goditje me kokë.

Në fundin e ndeshjes, kampionët e Italisë shënojnë dhe golin e tretë me Gaetanon, ndërkohë që Ramadani në shtesë shkaktoi penallti. Nga pika e bardhë Mateo Politano realizoi golin e tretë në këtë sezon. Napoli momentalisht i merr vendin e tretë Juventusit me 14 pikë, 1 më shumë se bardhezinjtë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit