Home Sporti Napoli vendos...

Napoli vendos rekord për fitore radhazi, 36 gola të shënuar në 12 ndeshjet e fundit

60
0

Napoli ka vendosur një rekord të ri për fitore radhazi në kampionat dhe kupat evropiane duke arritur në 12, me suksesin e mbrëmjes së djeshme, 3-0 në Ligën e Kampionëve kundër Rangers Glasgow.

Të Kaltrit në Champions League kanë pikë të plota me pesë fitore nga po aq ndeshje në Grupin A, të cilave u shtohen shtatë në kampionat. Skuadra e Spallettit filloi serinë e fitoreve radhazi nga 3 shtatori në Romë me një sukses 2-1 kundër Lazios dhe më pas mundi Liverpool, Spezia-n, Rangers Glasgoë, Milan, Torino, Ajax, Cremonese, Ajax, Bologna, Roma dhe Glasgow Rangers.

Në këto 12 ndeshje, Napoli ka shënuar 36 gola dhe ka pësuar 10. Më parë skuadra italiane kishte arritur 11 fitore radhazi në kampionatin 1929/30 dhe nga fundi deri në fillim të kampionateve ’85/’86 dhe ’86/’87.

Të Kaltrit janë në vendin e parë në Champions, duke qenë së bashku me Bayernin, skuadrat e vetme me pikë të plota. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit