Home Aktualitet NATO: Erdogan...

NATO: Erdogan vazhdon të pengojë pranimin e Suedisë dhe të Finlandës

311
0

Presidenti turk Erdogan vazhdon të bllokojë pranimin e Suedisë dhe të Finlandës në NATO. Ai u bëri sërish thirrje dy veriorëve që të zbatojnë disa masa.

Turqia do ta pranojë zyrtarisht anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO vetëm pasi të dy vendet të kenë ndërmarrë “hapat e nevojshëm” për këtë. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan e bëri të qartë qëndrimin e Ankarasë në një takim jozyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Stamboll. Varësisht se si do të veprojnë Finlanda dhe Suedia, procesi i miratimit do të jetë më i shpejtë ose më i ngadalshëm, shpjegoi Erdogan.

Të dy vendet kanë zbatuar premtimet e dhëna në marrëveshjen e qershorit. Pranimi i tyre është gjithashtu i rëndësishëm për t’i dërguar njëmesazh të qartë Rusisë, tha Stoltenberg duke ju referuar luftës agresore në Ukrainë.

Kryeministri i ri suedez Ulf Kristersson pritet të zhvillojë të martën e ardhshme bisedime me Erdoganin në Ankara. Qeveria në Stokholm shpreson se Turqia do ta japë miratimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO përpara këtij takimi./dw/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit