Home Bota “NATO ka vd*k...

“NATO ka vd*kur”, zyrtari i BE zbardh bisedën me Trump

76
0

Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton, thotë se Donald Trump paralajmëroi në një bisedë private se Amerika nuk do t’i vinte në ndihmë BE-së nëse sulmohej ushtarakisht.

”Duhet të kuptoni se nëse Evropa është nën sulm, ne nuk do të vijmë kurrë për t’ju ndihmuar dhe për t’ju mbështetur”,-i tha Trump presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në vitin 2020, sipas komisionerit evropian francez Thierry Breton, i cili ishte gjithashtu i pranishëm gjatë takimit të tensionuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Breton, njëherazi një nga politikanët më të lartë të Evropës, theksoi se në prezencën e tij Trump kishte thënë shprehimisht se: ”NATO ka vdekur dhe ne do të largohemi, do të dalim nga NATO. Dhe meqë ra fjala, më keni borxh 400 miliardë dollarë, sepse nuk paguani, ju gjermanë, atë që duhej të paguanit për mbrojtjen”.

Anëtarët e partisë do të hedhin votat e tyre për kandidatët duke përfshirë Trump, guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe ish-guvernatoren e Karolinës së Jugut Nikki Haley, të cilët të dy mbeten shumë pas ish-presidentit sipas sondazheve.

Brukseli është i mbushur me frikë për mundësinë që Trump të kthehet në presidencën amerikane. “Kjo ishte një thirrje e madhe zgjimi dhe ai mund të kthehet,” tha Breton për Trump. “Kështu që tani më shumë se kurrë, ne e dimë se jemi vetëm, sigurisht. Jemi anëtare të NATO-s, pothuajse të gjithë, sigurisht që kemi aleatë, por nuk kemi zgjidhje tjetër veçse ta rrisim në mënyrë drastike këtë shtyllë në me qëllim që të jemi gati për çfarëdo që të ndodhë.”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit