Home Aktualitet Ndahet nga je...

Ndahet nga jeta në moshën 102-vjeçare Nezihat Stërmasi, bashkëshortja e Selman Stërmasit

375
0

Bashkëshortja e futbollistit të madh Selman Stermasi, Nezihat Stermasi është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 102-vjeçare.

E njohur si “Zonja Tirona”, Nezihat Stërmasi jetoi gjithë jetën e saj si mishërim i femrës tiranase.

Ajo njihej si e palodhur, mikpritëse, e dashur, përherë buzagaz dhe ka pritur e përcjellë me mijëra qytetarë, futbollistë, njerëz që kanë jetuar në të njëjtën kohë me Selman Stermasin gjatë gjithë këtyre viteve.

Erion Veliaj shkruan pas lajmit: “Prehu në paqe e mira Nezihat Stërmasi!
Fort i hidhëruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të nënë Nezihatit, bashkëshortes së legjendës të KF Tiranës dhe futbollit shqiptar, Selman Stërmasit”- përfundon kryebashkiaku tiranas.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit