Home Kultura Ndahet nga je...

Ndahet nga jeta regjisori i njohur i RTSH, e bija e tij artiste jep lajmin e hidhur

89
0

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta regjisori i RTSH, Leonard Gjata. Lajmin e hidhur e ka dhënë e bija e tij Enida e njohur me emrin e artit Zhaku.

Postimi i Inidës

Miq e familjarë të dashur, sot u nda nga jeta babai im, Leonard Gjata. Pas nje torture tetë vjeçare, i paralizuar dhe peng i iktuseve që e godisnin njëri pas tjetrit, pas një kome 11 ditore që ia mbante shpirtin pezull, i intubuar dhe nën kujdesin e mrekullueshëm të stafit mjekësor të repartit reanimator në spitalin ushtarak, ai më në fund gjeti paqe. Ne do të jemi që sot pas orës 17.00 në shtëpinë funerale „Alba 2000“, tek Medreseja dhe nesër në 12.00 prej atje bëhet varrimi. E mirëkuptojmë dhe mungesën tuaj meqë dhe Covidi vazhdon e kërcënon. Paqe, shëndet dhe dashuri urojmë për të gjithë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit