Home Aktualitet ”Ndalni...

”Ndalni luftën dhe Zelensky s’flet”, Lavrov mesazh OKB-së pas deklaratës së Ramës

10
0

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i ka dërguar një mesazh sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. Ai i kërkon të parandalojë përfshirjen e përfaqësuesve të OKB-së në nismat e politizuara për Ukrainën.

Kryeministri Edi Rama kundërshtoi Rusinë e cila u përpoq të ndalonte Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky të mbante fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

“Ju ndaloni luftën dhe presidenti Zelenski nuk do të mbajë fjalën”,-i tha Rama ambasadorit rus. Lavrov i bën apel Guterres që të mos lejojë që përfaqësuesit e strukturave të OKB-së të përfshihen në nisma të politizuara në kontekstin e krizës ukrainase.

“Guterresit i është bërë thirrje që të mos lejojë që përfaqësuesit e strukturave të OKB-së të përfshihen në nisma të politizuara në kontekstin e krizës ukrainase. Vëmendja u përqendrua në garancitë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për t’u përmbajtur nga pjesëmarrja në iniciativa që nuk përfshijnë pjesëmarrjen e të gjitha palëve”,-tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit