Home ShowBiz Ndarja me Ols...

Ndarja me Olsi Bylykun, Egli thyen heshtjen dhe i bën thirrje portaleve: Mjaft e shitët veten kaq lirë

477
0

Është kthyer në një dramë, lajmi që Egli Tako është ndarë nga aktori Olsi Bylyku. Pas lajme të shumta, sot për herë të parë Egli ka vendosur të flasë vetë ajo, dhe tejet e nervozuar.

Postimi i Eglit

Sot qënka dita që më ka rënë taksirati të merrem jo me një, por me disa. Kisha vendosur në mënyrë kategorike të mos bëja asnjë prononcim sa i takon jetës sime private. Por meqenëse, puna erdhi në këtë pikë, nuk mund të hesht më! Të nderuar portale, dhe të gjithë ju që mbase jo për klikime, por për pak vëmendje nëpër tavolina komentoni mbi emrat tani, ky status është për ju!

Ne kemi marrë përsipër rriskun për të qenë figura publike e të komentohemi në rrjet, të abuzohet me trrilime, me aludime e me ofendime, por familjarët tani JO! A jemi ndarë, a jemi lidhur, a jemi zën, a jemi bashkë, a kemi probleme, a jemi të lumtur është puna jonë dhe arsyet tona!

Keni abuzuar mjaftueshëm me tituj nga më të ndryshmit më emrat tani, po me familjarët ju premtoj se ju ndjek penalisht e nuk lodhem derisa t’ju shoh aty ku e keni vendin. Mjaft e shitët veten kaq lirë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit