Home Sporti Ndarja nga je...

Ndarja nga jeta e Arben Lazes, Armando Duka: Energjia e tij do t’i mungojë futbollit shqiptar

103
0

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Presidentit të KF Elbasanit, Arben Laze.

Duka shkruan në rrjete sociale, se kjo ndarje e parakohshme është tepër e vështirë dhe se energjia e Lazes do i mungojë komunitetit të futbollit.

Postimi i Armand Dukës:

Pak orë më parë mora lajmin e rëndë se miku im i mirë, Presidenti i Elbasanit që ai e deshi aq shumë, Arben Laze, u nda nga ne.
Është e vështirë dhe tani për mua ta besoj dhe të shkruaj këto fjalë për një njeri të mirë, plot humor dhe optimisëm, që kontribuoi aq shumë për futbollin shqiptar.
Beni ishte një mik i të gjithëve ne, një njeri që nuk hiqte dorë lehtë nga përgjegjësitë dhe sfidat. Energjia e tij do t’i mungojë komunitetit të futbollit.
Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe.
Lamtumirë miku im, do më mungosh!

Mësohet se homazhet për Arben Lazen, do të zhvillohen ditën e sotme nga ora 12:00-14:00 në ambientet e “Elbasan Arena”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit