Home Aktualitet Ndërkombëtarë...

Ndërkombëtarët të ftohtë me PD? Spaho: Reaguan për zhvillimet në Parlament

93
0

Deputeti i PD-së Berishës, Edmond Spaho thotë se për këtë situatën në Parlament kanë reaguar edhe ndërkombëtarët, të cilët sipas tij kanë qenë të ftohtë gjatë kohëve të fundit me opozitën.

”Ky është një grusht shteti real. Ne do të reagojmë, nuk pranojmë të mbetemi opozitë fasadë. Ndërkombëtarët kanë qenë të ftohtë për arsyet e opozitës. Megjithatë, këtë herë reaguan të gjithë ndërkombëtarët në Tiranë, por edhe në Bruksel.

Në raportin e publikuar së fundmi, respektimi i të drejtave të opozitës janë kushte bazë për integrim në BE. Edhe faktori ndërkombëtar që ka qenë i ftohtë me opozitën, filloi të reagojë sepse e shikon që po shkelen të drejtat e opozitës.

Pavarësisht se ata i miratojnë ato ligje, si për opinionin e brendshëm dhe ata janë, tregohet se ky parlament nuk është funksional. Në Reuters ishin botuar fotografitë e situatës në Parlament. Kjo është një situatë që nuk na nderon dhe mazhoranca duhet t’i thërresë arsyes dhe të plotësojë kërkesat”, tha Spaho në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit