Home Sporti Ndërron jetë ...

Ndërron jetë ylli i Interit të Madh, fitoi 3 tituj kampion në Itali

49
0

Ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare Luis Suarez, simboli i Interit të Madh me President Angelo Moratti dhe trajner Helenio Herrera, një ekip që në vitet ’60 dominoi Italinë dhe Evropën.

Me fanellën zikaltër, nga viti 1961 deri në vitin 1970 luajti 333 ndeshje, duke shënuar 55 gola. Ai fitoi 3 tituj kampion në Itali, 2 Kupa Kampionesh dhe 2 Kupa Ndërkontinentale.

Luis Suarez, i cili lindi në Spanjë në 2 maj 1935, ka fituar edhe Kampionatin Evropian me kombëtaren e vendit të tij, në vitin 1964. Në aspektin personal, fitoi Topin e Artë në vitin 1960, kur luante për Barcelonën. Si trajner, mori drejtimin e Interit dhe Spanjës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit