Home Aktualitet Ndërtimet pa ...

Ndërtimet pa leje në Sarandë, cilët janë zyrtarët e arrestuar të IKMT dhe ASHK

48
0

Një aksion policor u zhvillua një natë më parë për ekzekutimin e 11 urdhër-arresteve të miratuara nga Gjykata e Sarandës, me kërkesë të prokurorisë së rrethit.

Prokuroria sqaron ditën e sotme se deri më tani janë ekzekutuar 8 urdhër-arreste.

Të ndaluarit janë:

1-Ermen Stroka, me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;

2-Erald Lika, me detyrë Specialist/inxhinier në Sektorin e Hartografisë pranë DVASHK Sarandë;

3-Ina Papa, me detyre specialiste ne Drejtorine vendore te Ashk Sarande;

4-Viktor Qesari, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

5-Tonin Simoni, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

6-Oltion Durmishti, me detyrë inspektor pranë IVMT, Bashkia Sarandë;

7-Denis Balili, me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë:

8-Manushaqe Saliko, me detyrë specialist/inspektor në Sektorin e Inspektimit të Territorit pranë Drejtorisë Rajonale IKMT Vlorë.

Arrestimet lidhen me çështjen e çelur më herët ndaj disa funksionarëve të lartë në këto institucione për rastet e ndërtimeve pa leje në Sarandë e Ksamil, favorizimeve kundrejt fitimit dhe shpërdorimit të detyrës. Sakaq, nga policia gjyqësore vijon kërkimi për ndalimin edhe të tre personave të tjerë të përfshirë:

-Kozeta Statha, ish-Drejtore e ASHK Sarandë

-Andri Dhima, ish-Drejtor i ASHK Sarandë.

– Mariel Murati, pronar i hotelit e njëkohësisht ish-Drejtor i Aluiznit Sarandë, aktualisht drejtor i FSDKSH Sarandë,
Ky i fundit rezulton të jetë pronar i hotelit 7-katësh në bregdetin e Sarandës, për të cilin u lëshuan 11 urdhër-arrestet. Mësohet se Murati kishte blerë godinën ekzistuese dhe ka marrë leje për rikonstruksion e hotelit. Por Mariel Mërtiri e ka rrënuar të gjithë godinën dhe ka rindërtuar nga fillimi, madje duke shtuar edhe kate shtesë.

Më pas ai ka arritur ta legalizojë hotelin pa leje, i cili është vendosur në funksion prej rreth 2 vitesh.

Veprimet Murati i ka kryer pasi ka lënë detyrën e drejtuesit të ALUIZNI Sarandë dhe ishte emëruar si drejtor i FSDKSH Sarandë.

Mësohet gjithashtu se hoteli i Muratit ka qenë dy herë objekt i vendosjes së sasive të eksplozivit, në 9 shkurt 2021 dhe 29 qershor 2022, ngjarje ende të pazbardhura.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit