Home Aktualitet Ndryshime në ...

Ndryshime në provimet e maturës

894
0

Matura shtetërore ka nevojë për reformim të menjëhershëm, thotë Fiqiri Çifliku me përvojë gati 30 vjeçare në arsim. “Është shoqëruar me shumë problematika, qoftë në menaxhim, ka pasur një stres të jashtëzakonshëm nga maturantët por edhe mësuesit mbikëqyrës që dalin nga roli i mësimdhënësit.

Kur flasim për telefonin, teknologjia ka avancuar aq shumë saqë nxënësit fusin pajisje të tjera shumë të vogla si smartwatch që mësuesi nuk arrin t’I kap. Presioni është i madh, I kemi parë dhe në media daljet e testeve, akuzat për kopje apo teza të testeve jo të standardeve të pranueshme”- shpreh Fiqiri Çifliku, specialist arsimor.

Ai propozon ndryshime në zhvillimin e provimeve të maturës, të ndarë në dy faza. Së pari Çifliku vlerëson që certifikimi bazë me teste të detyruara të kryhet brenda shkollës, ku ngrihet një komision shtetëror i përbërë nga stafi i brendshëm dhe përfaqësues nga zyra vendore arsimore.

Për nxënësit që duan të vazhdojnë arsimin e lartë, Çifliku propozon hallkën e dytë, një test të informatizuar të hartuar nga institucionet në varësi të Ministrisë së arsimit. “Mendoj që mund të përdoret si instrument test aftësie, ku disa lëndë jepen në një provim të vetëm në mënyrë elektronike që ju shërbejnë disa universiteteve, në varësi të kritereve që vendosen nga universitetet”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit