Home Aktualitet Në 2022 rrugë...

Në 2022 rrugët u përgjakën, 1190 aksidente dhe 161 viktima

71
0

Në 12 muajt e vitit, në të gjithë vendin kanë ndodhur 1190 aksidente që shkaktuan 161 viktima. Me ulje, fatmirësisht ka qenë edhe numri i personave që ndërruan jetë në këto ngjarje rrugore.

Humbën jetën 36 persona më pak, krahasuar me vitin e shkuar. Në qershor, aksidenti i rëndë i ndodhur në vendin e quajtur Ura e Goricës, në rrugën hyrëse të Beratit, i mori jetën drejtueses së makinë tip “Wolksvagen” Klaudia Xhaferraj dhe djalit të saj 6 vjeç.

E reja humbi kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, dhe makina përfundoi në lumin e Osumit. Ndërsa në fund të nëntorit, në fshatin Bogë të Shkodrës, Pjetër Rushaj dhe djali i tij 18 vjeç humbën jetën.

Që prej janarit të 2022, në të gjithë vendin mbetën të lënduar 1463 qytetarë. Nga të cilët, 209 në gjendje të rëndë dhe 1.254 të tjerë morën plagë të lehta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit