Home Aktualitet Në garë për t...

Në garë për të qenë kreu i ri i PD-së? Belind Këlliçi flet për humbjen përballë Veliajt

223
0

Përballë tij në zgjedhjet lokale të 14 Majit, Erion Veliaj me afro 60 mijë vota në avantazh. E kemi fjalën për Belind Këlliçi. Ado ta pranonte të bëhej kryetar i Partisë Demokratike nëse kjo gjë do t’i kërkohej? Këlliçi u shpreh se nëse do ta kishte këtë ambicie do luftonte dhe do e kërkonte atë. Ai u shpreh se në këto momente kërkohet që PD-ja të jetë frymëzueze dhe e bashkuar për të mundur Edi Ramën. Për këtë u shpreh se duhet që palët të lënë mënjanë egot personale dhe të ulen për të gjetur një zgjidhje për të gjithë demokratët.

–Ju jeni një politikan shumë i ri dhe pjesëmarrja nga këto zgjedhje, nga analistët politikë, pjesëmarrja juaj thoshte në çdo rast jeni me fitore duke parë në perspektivë etj etj. Pyetja ime është kjo. Nëse do t‘ju kërkohej të bëheshit kryetar i PD-së do ta pranonit?

Belind Këlliçi: Jam kandidati mbase më i diskriminuar. Kjo është bërë edhe publike. Falënderoj televizionin tuaj që më ka dhënë një hapësirë pothuaj të barabartë mediatike. E falenderoj jashtë mase që ka pasqyruar realitetin, por kjo nuk ka ndodhur me të gjitha mediat. Kam qenë koshient. Kam garuar pa komisionerë dhe pa numërues. Kam qenë koshient për këtë situatë. Kam hyrë për të dhënë shembullin e një të riu që le mënjanë edhe mandatin e deputetit dhe privilegjin që mund t’i japë mandati i deputetit.

–Rrethana ju sjell që juve ju kërkohet të jeni kryetar i PD-së. Do ta pranonit?

Belind Këlliçi: Ajo që mua më intereson është një PD që frymëzon, që rrezaton fitore, që i flet gjithë shoqërisë, një PD e bashkuar dhe që mund Ramën. Sesi arrihet këtu janë 1001 pengesa patjetër që duhet të ulemi të gjithë për gjetur një zgjidhje. Duhet të lëmë mënjanë egot personale, të ulemi për të gjetur një zgjidhje për të gjithë demokratët. Pa mohuar realitetin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit