Home Aktualitet Në Itali vend...

Në Itali vendosin notat për Shqipërinë/ Ismajli më i miri, Abrashi më i dobëti

219
0

Vlerësimet nga TuttomercatoWeb

Berisha 6 – Portieri shqiptar shquhet me disa pritje të mira, ndërsa nuk ka shumë përgjegjësi për tre golat e Italisë.

Ismajli 6.5 – Më bindësi i mbrojtjes shqiptare, si në zonën e tij ashtu edhe në atë kundërshtare, e dëshmon këtë gjë edhe me golin e parë. Nga minuta e 71-të A.Bajrami 6 – Fund i mirë i ndeshjes, në të cilën Italia sulmon më pak vrullshëm, por që do të gjente golin e tretë.

Kumbulla 5.5 – Ishte një pjesë e parë e vështirë për qendërmbrojtësin e Romës. Edhe pse bëri disa mbyllje të mira. Në golin e dytë ka jo pak faj për rrëshqitjen në asistin që do të shërbente Raspadori.

Mihaj 6 – Ai është i vendosur mirë në zonën e tij, duke penguar në disa rrethana “axurrët” të arrijnë që të godasin, duke bërë të vuajë disi tridentin ofensiv i Mancinit.

Hysaj 6 – Mendon thuajse më shumë për fazën mbrojtëse, ndërsa pas pushimit  del përpara me disa të mira për sulmuesit.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë

Abrashi 5.5 – Një provë anonime për mesfushorin, i cili shihet rrallë në fazën sulmuese, por edhe në mbrojtje. Nga 77′ Ramadani pa notë.

Bare 6 – Një provë mjaft e mirë në mesfushë, shumë luftarak dhe në disa raste në kufijtë e së lejuarës. Nga viti 87’ Laci pa notë.

Lenjani 6 – Ndeshje dyfytyrëshe në krahun e majtë, në hije në fillim dhe më pas shumë iniciativë në pjesën e dytë të lojës. Madje iu afrua golit, po të mos ishte Bonucci që do ta largonte topin në vijë.

N.Bajrami 6.5 – Në pjesën e parë, mesfushori sulmues i Empolit ka meritën që i servir Ismajlit topin për të shënuar 1-0 nga goditja e dënimit Në përgjithësi, një nga më të mirët në kombëtaren e Rejës. Nga 71’ Asllani 6 – I jep freski dhe cilësi mesfushës së Shqipërisë në pjesën e fundit të ndeshjes.

Broja 6 – Lëviz kudo në frontin ofensiv, duke luftuar për të gjitha topat dhe duke fituar goditjen e lirë nga e cila buron goli i Ismajlit. Nuk kishte mundësi të mëdha për të shqetësuar Meret. Nga e 50′ Roshi 6 – Hyn në fushë mjaft mirë dhe kishte një rast të artë për të realizuar përballë portierit.

Uzuni 6 – Në pjesën e parë ishte në hije në repartin sulmues. Shumë më aktiv në pjesën e dytë, kur krijon më shumë se një shqetësim për mbrojtjen blu. Nga 87′ Skuka pa vlerësim për shkak të minutave të pakta.

Edy Reja 6 – Hodhi në fushë një Shqipëri të vrullshme, merr avantazhin, por më pas pëson ndaj Italisë. Sigurisht një test i mirë për ekipin e tij.

Përshtati në shqip: Rozalb Lika

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit