Home Aktualitet Në kërkim për...

Në kërkim për lëndë narkotike, arrestohet 45-vjeçari në Berat

16
0

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim të ëndëve narkotike është arrestuar nga Policia në Berat.

Në pranga ka rënë shtetasi Marjus Marini, i cili është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg nga Gjykata e Apelit në Vlorë.

“Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Berat, lokalizuan në lagjen “Muzakaj”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Marjus Marini, 45 vjeç, banues në Berat.

Gjykata e Apelit në Vlorë, me vendimin e datës 12.04.2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit