Home KRYESORE Shqipëria mës...

Shqipëria mëson kundërshtarët në Nations League, “peshkon” sërish Çekinë

653
0

Është hedhur pasditen e kësaj të enjte në Paris shorti i UEFA Nations League 2024-2025, ku Shqipëria ka njohur kundërshtarët. Kombëtarja shqiptare ndodhet në Ligën B dhe është pozicionuar në grupin B1, aty ku do të ketë si kundërshtarë, Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Ndeshjet e grupit në UEFA Nations League do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Edicioni i katërt në histori i këtij kompeticioni do të ngrejë siparin në muajin shtator të këtij viti, aty ku Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshjet e para. Më pas në muajin tetor Kombëtarja do të luajë edhe dy sfida të tjera. Kompeticioni i UEFA Nations League do të ulë siparin me ndeshjet e grupit në muajin nëntor, aty ku do të zhvillohen edhe dy takimet e fundit.

Në ceremoninë e hedhjes së shortit të UEFA Nations League 2024-2025, ishin të pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, trajneri i Kombëtares Sylvio Mendes Campos Junior dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku.

Kompeticioni i UEFA Nations League është zhvilluar për herë të parë në histori në sezonin 2018-2019. Kombëtarja shqiptare në dy edicionet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021 duke u renditur në vendin e parë në grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B.

Edhe këtë edicion kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, aty ku do të përballen në grupin B1 me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Liga B:

Grupi 1

Çeki

Ukrainë

Shqipëri

Gjeorgji

Image

Image

Image

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit