Home Aktualitet Në pranga 4 p...

Në pranga 4 punonjës të Universitetit Bujqësor, shkak tenderi me vlerën 10.5 milionë lekë

158
0

Katër punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë rënë në pranga, pasi dyshohet se kanë abuzuar me një tender. Në përfundim të hetimeve organi i akuzës ka dalë në përfundimin se 4 personat e vënë në pranga pasi akuzohen se kanë abuzuar me një tender me vlerën 10.5 milionë lekë.

Njoftimi i plotë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet dhe kërkon vendosjen e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasit:

1. A.R. lindur në Dibër dhe banues në Qendër Kamëz;
2. T. B., lindur në Librazhd dhe banues në Qendër Kamëz;
3. M.M., lindur në Korçë dhe banues në Kodër Kamëz; dhe
4. R. S., lindur në Dibër dhe banues në Kodër Kamëz.

Prokuroria ka dyshime për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 186 të K.Penal. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar më datë 10.09.2022 procesimin penal nr.6199 per veprat penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 186 të K.Penal. Ky procedim penal është regjistruar pasi:

Shtetasi A.Ç., është paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore duke kallëzuar se: Është i punësuar prej rreth 10 vitesh si magazinier në Universitetin Bujqësor Kamëz. Aktualisht drejtori i tij është shtetasi A.R. Më datë 29.12.2021 i është komunikuar nga drejtori, për tu paraqitur në magazinë për të tërhequr dokumentacionin e datës 23.12.2021 mbi plehrat kimike dhe imputet bujqësore. Dokumentacioni kishte lidhje me një tenderim nga ana e subjektit Gjelbërimi sh.p.k. me pronar shtetasin F.Sh. Sipas kallëzuesit, marrja në dorëzim e mallit sipas prokurorimit ishte bërë nga komisioni i përbërë nga shtetasit T.B., H.V. dhe K.P.

Kallëzuesi ka pretenduar nga drejtori i tij, se mallrat nuk janë në gjendje sipas procesverbaleve dhe ka marrë si përgjigje se malli do të jetë i pranishëm në magazinë shumë shpejt dhe se kallezuesi duhet të firmoste daljen e mallit në mirëbesim dhe se kishte garancinë nga drejtori se ky mall do të ishte pjesë e inventarit të magazines shumë shpejt.

Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë. Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen dhe ka deklaruar se malli per shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë. Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të shtetasit A.R.

Kallëzuesi nga fundi i muajit Dhjetor të vitit 2021 ka tentuar shumë herë të komunikojë me A.R. dhe persona të tjerë duke përfshirë dhe Rektorin e Universitetit Bujqësor Kamëz, emrin e të cilit sipas kallëzuesit, e ka përdorur shpesh A.R., si mbrojtje për situatën e krijuar dhe për mungesën e mallit në magazinë, për hyrjen dhe daljen fiktive të mallit.

Nga sa më sipër, e dokumentuar edhe veprime proaktive, rezulton se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara nga neni 228, 229, 238, të K.Pr.Penale, për caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasit A.R., T.B., M.M. dhe R.S dhe më konkretisht:

1. Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se këta shtetas kanë konsumuar elementet e veprave penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 186 të K.Penal. Ky dyshim mbështetet në: aktet e ndodhura në fashikullin e hetimit nr.6199/2022 që janë bashkëlidhur kërkesës.

2. Masa e sigurimit arrest në burg çmohet si masë sigurimi e përshtatshme në raport me rëndësinq e faktit dhe rrezikshmërinë e veprës penale sanksionit të parashikuar. Të pandehurit me veprimet e tyre aktive dyshohet se i kanë sjellë dëm interesave të shtetit, duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin per hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre imputeve bujqësore dhe plehrave kimike në magazinat e Fermës Didaktike të Universitetit Bujqësor Kamëz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit