Home Kosova Në Prishtinë ...

Në Prishtinë protestohet për bojkotim të produkteve serbe

68
0

Studentët e Universitetit “Hasan Prishtina”, kanë protestuar sot në Prishtinë, me qëllim të rritjes së mbështetjes për bojkotim të produkteve serbe. Studentët derisa marshuan bënë thirrje nga të gjithë që t’i bojkotojnë këto produkte serbe. Gjatë këtij viti, Serbia është shndërruar në partnerin kryesor tregtar në Kosovë.

Me pankartat “Duaje tënden”, “Ata barrikadojnë rrugët, ne barrikadojmë ekonominë e tyre”, “Mos e forconi armikun”, është mbajtur protestë në Prishtinë paqësore “Bojkoto produktet serbe”, e cila u organizua nga studentët e Fakultetit të Edukimit.

Sipas tyre duhet të ngrihet vetëdijesimi i popullit për të ndaluar blerjen e produkteve të Serbisë dhe të konsumojnë produktet e vendit, në mënyrë që të fuqizohet ekonomia e Kosovës e jo ajo e Serbisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit