Home Sporti Në Seria A të...

Në Seria A të gjithë të “çmendur” pas Hysajt, në Angli Klopp e do te Liverpooli

6
0

Një tjetër verë e nxehtë për merkaton e transferimeve sapo ka nisur. Pas periudhës së vështirë nga pandemia e Covid-19, klubet kanë pak mundësi për të bërë investime të mëdha. Shumë klube kërkojnë të shfrytëzojnë në maksimum faktin që disa futbollistë mbeten pa kontratë në fundin e këtij muaji. Njëri prej tyre është edhe Elseid Hysaj, i cili ka vendosur që të mbyllë përfundimisht aventurën te Napoli gjatë kësaj vere.

Mbrojtësi i Kombëtares sonë bëri shumë mirë nën drejtimin e Maurizio arrit në stol, ndërkohë që më pas hasi vështirësi me të gjithë trajnerët që e pasuan. Të shumta janë skuadrat që kanë shfaqur interesim për shkodranin, duke marrë në konsideratë edhe faktin, që ai luan si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë të mbrojtjes. Lazio dhe Fiorentina, janë dy nga klubet që në ditët e fundit kanë shtuar interesim me hapa konkretë.

Nëse Sarri do të marrë drejtimin e Lazios, atëherë bardhekaltrit kthehen në avantazh të madh. Ai përshtatet mjaft mirë si në skemën 4-3-3, ashtu dhe 4-3-1-2, që mund të përdorë strategu. Një ritakim mes tyre në një ekip të ri do të ishte një zgjidhje ideale. Fiorentina nga ana tjetër nën drejtimin e Gattusos kërkon që ta ketë në skuadër. Strategu i njohur ka pasur shumë vlerësime pozitive për Hysajn në muajt e fundit. Në Itali ndërkohë ekziston edhe pista që e dërgon te Milani. Kuqezinjtë kërkojnë të bëjnë investime të zgjuara në merkato, teksa mbrojtësi i Kombëtares sonë do të ishte një zgjidhje mjaft e mirë duke parë eksperiencën e madhe që ka në Seria A.

Liverpooli – Skuadra angleze ndërkohë ditën e djeshme ka rizgjuar interesim për Hysajn. Në vitin 2018, Të Kuqtë ishin gati që të shpenzonin 50 milionë euro për ta rrëmbyer nga Napoli, ndërkohë që tashmë gjërat janë shumë më të thjeshta. Klopp është shumë i interesuar për një mbrojtës krahu për të pasur më shumë alternativa. Hysaj është në rivalitet me Neco Ëilliams për një transferim të mundshëm te Liverpooli. /R.Lika-Koha Jone/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit