Home Aktualitet Në Shqipëri p...

Në Shqipëri po përdoren vaksina perëndimore dhe lindore, nuk ka probleme

2
0

Në Shqipëri po vijon pa probleme procesi i vaksinimit, kjo vaksina që vijnë nga perëndimi dhe lindja. Në Institutin e Shëndetit Publik thonë se AstraZeneca po aplikohet si dozë e dytë tek arsimtarët kryesisht.

Pak ditë më parë ka mbërritur edhe një sasi vaksinash Sputnik, e cila është aplikuar tek punonjësit e hoteleri turizëm, operatorët e transportit publik. Ndonëse doza e dytë e saj këshillohet të bëhet tre javë deri në 3 muaj, tanimë me mbërritjen e vaksinës ata janë vaksinuar me dozë të parë Sputnik mund të aplikojnë dozën e dytë.

Për të ulur fashën e moshës së vaksinimit në 50-vjeç pritet një tjetër sasi e vaksinës Coronavac. Aktualisht po përdoret vaksina Pfizer si dozë e parë në pakicë pasi vaksinat e tjera po përdoren për doza të dyta.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit