Home Sporti Në Spanjë të ...

Në Spanjë të gjithë të “çmendur” për “El Toron”, ky trajner telefonon çdo ditë lojtarin: Bashkohu me ne!

8
0

Lautaro Martinez është një nga lojtarët më të kërkuar në këtë merkato. Ekipet spanjolle janë në garë për të fituar shërbimet e tij, por në krye, qëndron një fans i madh i “El Toros”. Bëhet fjalë për Diego Simeonen, i cili e kërkon me forcë sulmuesin.

Madje, sipas mediave në Spanjë, tekniku argjentinas telefonon thuajse çdo ditë Martinezin për ta bindur që t’i bashkohet në Madrid.

Në garë për sulmuesin e Interit janë edhe Real Madrid dhe Barcelona. Kjo e fundit duket se e ka të pamundur të kënaqë kërkesat e Interit, e cila, për hir të së vërtetës kërkon shumë para për të lejuar largimin e lojtarit.

Ndërsa Real Madrid, me afrimin në ekip të Carlo Ancelottit, mund të jetë në kërkim të objektivave të tjera për sulmin.

Tashmë topi ka kaluar në krahun e Atletico-s, e cila duhet fillimisht të ofrojë të paktën 90 milionë euro te Interi, si dhe t’i sigurojë “Demit” një vend të sigurt në formacionin startues.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit