Home Sporti Në vendin e p...

Në vendin e parë me pikë të plota, Club Brugge është surpriza e madhe e këtij Championsi

137
0

Pavarësisht shitjes talenteve, si De Ketelaere te Milani, Brugge është surpriza e madhe e Champions, në vendin e parë në grup me Porton dhe Atletico.

Ekipi belg së bashku me Sportingun e Lisbonës janë surpriza e madhe e deritanishme e fazës së grupeve të Champions League, me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para.

Në momentin e shortit, kur Club Brugge ra në grup me Atletico Madrid, Porto dhe Bayer Leverkusen dhe askush nuk e priste një ecuri të tillë. Megjithatë, pas 180 minutave të para është ekipi belg që udhëheq me 5 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

Skuadra e drejtuar nga Hoefkens e nisi kompetiionin me një fitore 1-0 në shtëpi ndaj Leverkusen, ndërkohë që mbrëmë shkatërroi Porton me një rezultat të thellë 4-0.

De Ketelaere dhe Noah Lang u larguan në verë, por kjo nuk e ka ulur aspak kualitetin e një ekipi që po prodhon shumë talente. Ka ende rrugë të gjatë për kualifikimin për në raundin tjetër, por Club Brugge e ka nisur me këmbën e mbarë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit