Home Sporti Nedved u përg...

Nedved u përgjigjet kritikave: Ka nga ata që në 10 vitet e fundit s’kanë fituar asgjë!

157
0

Zëvendës Presidenti i Juventusit, Pavel Nedved ka folur në prag të ndeshjes së radhës në kampionat kundër Romës. Ish-mesfushori ka dhënë një opinion edhe për kritikat e shumta që i janë bërë skuadrës së tij duke thumbuar rivalët.

“Do të jetë sfidë e bukur për t’u parë. Koha për t’u përshtatur është normale. Ne ndryshuam trajner edhe pse është sërish Allegri. Tani nuk duhet të ndalemi më, sepse të tjerët po vrapojnë.

Shpresoj që të gjithë të kujtojnë që në këtë periudhë kemi fituar një titull dhe 2 Kupa Italie. Ka shumë ekipe të tjera që në 10 vite nuk kanë fituar asgjë. Kritikat janë të mira, por kur bëhen ashtu siç duhet.

Kush do të luajë dhe të punojë me Juventusin duhet ta dijë diçka të tillë. Gjatë këtyre viteve kemi fituar shumë dhe kemi ndryshuar shumë. Tani po përpiqemi të ndërtojmë diçka të madhe. Kemi investuar në futbollistë të rëndësishëm. Ka vështirësi në këto momente, por e ardhmja është e jona”, deklaroi Nedved.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit