Home Aktualitet Negociatat PD...

Negociatat PD-PS/ Çuçi: Reforma Zgjedhore ka një Komision që funksionon

15
0

Kreu i Grupit Parlamentar të PS Blendi Çuçi ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me konsensusin me PD-në për Reformën Zgjedhore, Çuçi ka thënë se ka një komision që funksionon.

“Reforma Zgjedhore ka një komision që funksinon, do të shohim produktin e këtij komisioni. Tani po punohet bashkë me ekspertët e ODIHR, do të shohim produktet e komsionit bipartizan dhe do t’i trajtojmë si të gjithë. Komisioni bipartizan ka jetën e vet. Ne ramë dakord në parim që të diskutojmë për çështje që kanë të bëjnë me një shumicë të cilësuar për t’i miratuar në bërthama më të vogla se komisioni ligjor dhe në finale është vendimmarrja në seancë plenare. Ne kemi ngritur një komision, ja kemi dhënë të gjithë kohën e nevojshme dhe komisioni do të përfundojë mandatin me një produkt. Aty janë të përfaqësuar të gjithë korentet opozitare në atë komision. Do t’i nënshtrohet procedurave parlamentare në kuvend. Produkti i komisionit bipartizan do të shqyrtohet në procedura normale parlamentare. Shqipëria ka një kod zgjedhor funksional,- tha Çuçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit