Home Sporti Nëna e Mbappe...

Nëna e Mbappe flet para duelit PSG-Milan: Kylian i vogël ka qenë tifoz i çmendur i kuqezinjve

71
0

Kylian Mbappe në moshë të vogël ka qenë një tifozë i skuadrës së Milanit. Konfirmimi ka ardhur nga e ëma e sulmuesit të PSG, Fayza Lamari, e cila ka dhënë së fundmi një intervistë për La Gazzetta dello Sport.

“Kur kthehesha në shtëpi më fliste veç për Milanin. Nëse Milani humbte, ai mund të hidhte telekomandën drejt televizionit dhe thonte disa fjalë italisht.

Në Play Station zgjidhte gjithmonë Real Madridin. Fanellën e Robinhos e mbante në stërvitje dhe në dhomën e gjumit, ashtu si edhe fanella të tjera të Man United, Francës, PSG. Nëse do më thonin 15 vite më parë, nuk do ta besonim kurrë se do të ishte në një ndeshje PSG-Milan”, deklaroi mamaja e yllit francez. /R.Lika-Koha Jonë/

Mbappé fa sognare i tifosi del Milan: da bambino giocava con la maglia rossonera di Robinho

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit