Home Aktualitet Nënkryetari i...

Nënkryetari i bashkisë Kukës: Punojmë çdo ditë për të mirën e kuksianëve

125
0

Nga Granit Gjana, nënkryetar i bashkisë së Kukësit

Përtej mos pasjes së partisë me vulë, e mos pasjes qartë se nga do e çoj busulla, tanimë kanididatit tentativë gjithë jeten ka fillur të bëjë poltikën shterpë, e cila është sa absurde aq edhe groteske.

Vija melodike e retorikës që përdor mashtruesi serial e fallcifikatori i raporteve mjekesore të të vdekurve, marrësi i mijërave eurove në paligjshmëri duke abuzuar hapur me postin e tij, nuk është asgjë më shumë sesa një i humbur e frikacak që çdo ditë e më shumë vetëm gënjen e mashtron kuksianët e bashkē me to dhe veten e tij.

Isaku si kryeplak i fshatit të tij, ka zgjedhur që të jetë me banorët duke e qenë pranë investimeve, në këtë rast asfaltimin e rrugës së fshatit, e cila prej 30 vitesh as që nuk ishte menduar të investohej. Që prej ardhjes së demokracisë Kalimashit nuk ja ka hedhur syt askush e madje kërkesat e banorëve as që kanë gjetur zgjidhje ndonjëherë.

Tanimë që Isaku bashkë me banorët e nderuar të Kalimishat janë me investimin e rrugës, të cilët para çdo gjëje zgjedhin që fëmijëve e familjarëve të tyre t’ju japin atë që ata meritojnë, rrugën, asfaltimin e saj, zhvillimin e fshatit, që të jenë të sigurt e të ecin normal në rrugën që ju kishte munguar gjithmonë.

Kandidati i non-gratës, partisë pa busull politike, tregon qartë se nuk ka një program zhvillimi e as vizion, sepse atij i intereson mashtrimi, gënjeshtra e marrja e votës, duke i bërë kuksianet e demokratët e ndershëm si mish për top.

Ne nuk do ndalemi para asgjëje për të bërë rrugën e Kalimashit e shumë fshatrave të tjerë në njësinë Malzi e në njësi të tjera administrative të Kukësit, sepse ne kryefjalë kemi punën, zhvillimin, investimin, sepse në ADN tonë rrjedhë vizioni për të ardhmen, vizioni për zhvillimin rrënjësor të Kukësit.

Çdo ditë punojmë për më të mirën e kuksianëve!! Me 14 Maj vijojmë të jemi në krye të punëve të cilat i kemi nisur që në 2019.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit